Limaj: Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë

HomeAktualitet

Limaj: Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21 vjetorin e zhdukjes kujton veprimtarin Ukshin Hoti. Limaj tha se ai mbetetet ndër vizionare

Këta janë dy punëtorët e minierës së Artanës që vdiqën sot
Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur
Dy vëllezër muzikantë mbledhin mbi pesë mijë euro për shërimin e Ilir Behlulit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21 vjetorin e zhdukjes kujton veprimtarin Ukshin Hoti.

Limaj tha se ai mbetetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit

“Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij”.

“Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999”.

“Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre”.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0