Limaj: S’ka ndarje, as shkëmbim të territoreve

HomeAktualitet

Limaj: S’ka ndarje, as shkëmbim të territoreve

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e saj me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka folur për objektivat e Qeverisë së re të Kosovës ku bën pjesë edhe Nisma Socialdemokrate.Kreu i Nismës ka veçuar dy objektiva të kësaj qeverie siç është rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19. Po ashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Lideri i Nismës ka thënë se sa herë që Kosova ka qenë e sinkronizuar me SHBA-në dhe miqtë evropianë asnjëherë nuk i ka rënë keq, duke shtuar se nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës.Më tutje, Limaj ka thënë se Qeveria e ka për detyre të zbehë polarizimin që ka bërë qeveria e kaluar në shoqërinë kosovare dhe rikthimin e situatës në normalitet.

“Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvoje, ky ka qenë minimumi i arsyes. Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ. Forma tjetër e qeverisjes destruktive është injorimi i ligjit dhe krejt asaj që ka ndodhë më herët duke gjetur rrugën më të lehtë përmes vendimeve administrative të pa mbështetura në ligj për të arrite objektivat politike. Qeveritë e tilla janë autoritare. I përmenda këto për të treguar se kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”, ka shtuar Limaj.Ai ka kërkuar nga kryetarët e degëve që pasi të mbylljet pandemia me COVID 19 t’u rikthehen aktiviteteve partiake nëpër komunat e tyre përkatëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0