Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon kthimin e masave, pas rritjes së numrit të viktimeve nga COVID-19

HomeAktualitet

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon kthimin e masave, pas rritjes së numrit të viktimeve nga COVID-19

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar vendosjen e masave kundër koronavirust.Këtë kërkesë LDK e ka bërë pas mbledhjes që ka mbajtur.Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për vdekjet e fundit në QKUK, si pasojë e COVID-19.

Ai ka deklaruar se duhet të kthehen masat, derisa ka shtuar se për këtë do të flasë më shumë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.I pyuetur se nëse duhet të japë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, pas ndodhive të fundit, Abrashi ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar.Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0