Licencohen 31 laboratorë privatë, nga java e ardhshme nisin testimet për Covid-19

HomeAktualitet

Licencohen 31 laboratorë privatë, nga java e ardhshme nisin testimet për Covid-19

Nga java e ardhshme qytetarët do të mund të testohen për COVID-19 edhe në laboratore private.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, shkruan Gazetalajmi.

Zemaj ka thënë se janë 31 institucione private që kanë plotësuar kriteret dhe që nga java e ardhshme mund të nisin me testimet, shkruan Reporteri.

“Kanë aplikuar 123 institucione private për licencim të shërbimeve të testimeve. Bordi jonë i licencimit ka konstatuar se 31 institucione private i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë nga java e ardhshme. Çdokush që bie ndesh me procedurat ligjore dhe protokollet e IKSHPK-së do t’i merret licenca. Në ditët në vijim do të punohet në shqyrtim të aplikacioneve të tjera për të zgjeruar kapacitet tona testuese”, u shpreh ai.

Gjatë ditës së sotme ka rënë dukshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë.

Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se kjo është një rënie optimiste.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0