Letra e Kurtit plot akuza dhe Opinionet e Kabinetit Thaçi – si nisi presioni në Gjykatën Kushtetuese

HomeAktualitet

Letra e Kurtit plot akuza dhe Opinionet e Kabinetit Thaçi – si nisi presioni në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar pak pozicion. Tani ka zbutur fjalorin ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe akuzon Presidentin Hashim Thaçi se po bën presion. Dikur vepronte ndryshe. Kanë mbetur edhe pak ditë deri të data e fundit, 29 Maj, kur Kushtetuesja duhet të publikojë vendimin për Dekretin e Presidentit për ta mandatuar Avdullah Hotin për Kryeministër.

Një reagim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ishte i rrallë mbrëmë. Në disa rreshta, ky institucion kërkoi nga të gjithë e në veçanti, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjnë presion ndaj tyre.

“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e
mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore”, thuhet në këtë deklaratë të Gjykatës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0