Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

HomeAktualitet

Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po e konsideron Qeverinë Kurti më të dobëtën që nga shpallja e pavarësisë.Në 100 ditëshin e formimit të ekzekutivit, Lekaj hedhë kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij karshi institucioneve publike, dialogut dhe siç thotë tendencën për prishje të raporteve me ShBA.
Deputeti i AAK-së thotë për KosovaPress, se përveç shkarkimeve dhe “ngarkimeve”, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë në këta tre muaj qeverisje.

“Me veprimet e deri të tanishme mund ta quaj qeverinë̈ më të dobët që e ka pasur Kosova pas pavarësisë̈. Kjo më jep me kuptuar që këta kanë ardhur më shumë me inate, çka ka qenë në të kaluarën mos me pranuar, por të jenë në kuptimin që 20 vjet këta kanë bërë të këqija dhe tash po të njëjtat po i veprojnë me institucionet e pavarura… ata po sjellën në arrogancën e numrave dhe po sillet sikur opozitë, në vend që me vepruar dhe përmirësu jetën e qytetarëve dhe mbështetjen e atyre që kanë humbur vendet e punës, këta po vendnumërojnë. Për këtë e thash, me dashamirësinë më të madhe kisha dashur të gjejë diçka pozitive për këtë qeveri…përpos shkarkimeve dhe ngarkimeve, këta nuk kanë bërë diçka të mirë edhe ato shkarkime që po i bëjnë pa pasur një raport paraprak”, thotë ai.

Sipas tij, qasja e kryeministrit Kurti ndaj dialogut me Serbinë nuk dallon nga ish-qeveritë e kaluara, ani pse Kurti po e quan dialog të ri.

Derisa edhe e kritikon për deklaratat e tij rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

“Tani nuk po e quan Asociacion pa kompetenca ekzekutive, por po e quan Asociacion gjeografik. Çka do të thotë kjo, mendoj se këtu është një mjegulli që Kurti po rrëshqet në atë që vet e ka kundërshtuar dhe t’i thotë po. Ne si AAK do të monitorojmë veprimet e Qeverisë Kurti, sidomos në dialog me Serbinë. Të shkosh në dialog pa pasur një kornizë të qartë është gabim, e ka kritikuar edhe qeverinë e mëparshme dhe ky prapë po e bënë gabimin e njëjtë. Nuk po shoh ndonjë ndryshim sa i përket qasjes së dialogut”, deklaron Lekaj.

Krahas kësaj, Lekaj ngre dyshime se administrata Biden do ta ulë nivelin e interesimi e bashkëpunimit me Qeverinë Kurti.

“Nëse do të jetë kjo qasje e qeverisë Kurti dhe vet personalisht kryeministrit tonë, mendoj se do të zbret niveli i interesimit të ShBA-së për të bashkëpunuar me qeverinë Kurti. Kjo e dëmton shtetin e Kosovës dhe perfomrancës diplomatike”, tha ai.

Qeveria Kurti II është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars të këtij viti, derisa më 30 qershor bëhen 100 ditë qeverisje me ekzekutivin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0