Ledri Vula publikon foto ‘me pamje kah deti’ – po e shijon çdo çast me të dashurën e tij, në Ksamil

HomeShowbiz

Ledri Vula publikon foto ‘me pamje kah deti’ – po e shijon çdo çast me të dashurën e tij, në Ksamil

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Ledri Vula duket se po e shijon çdo moment të kësaj vere.

Si njëri nga artistët më të kërkuar për bashkëpunime gjatë verës, ai duket të ketë gjetur kohë që të largohet nga puna e përditshme dhe të pushojë në brigjet e “Kep Merrli”, vend ky që gjendet në Ksamil të Shqipërisë, shumë pranë parkut kombëtar shqiptar të mbrojtur nga UNESCO.

Pushimet të cilat i ka nisur që nga java e dytë e korrikut, po i kalon me të dashurën e tij, Sara Hoxhën.

Kjo e fundit edhe pse po mundohet ta fshehë, tashmë ka kohë që është mësuar se është në pritje të ëmbël, dhe se gjinia e fëmijës që po pret është vajzë.

Sara Hoxha | Instagram


“Me pamje kah deti” ka qenë përshkrimi që ai i ka vënë imazhit “selfie” të publikuar aty ku ndiqet nga më shumë se 1.6 milionë njerëz.

Kujtojmë që me 11 korrik 2020, Vula kishte paralajmëruar publikimin e këngës së tij “Sueno, gjë që nuk ndodhi. Ai e fshiu imazhin nga “Instagram” pa dhënë asnjë sqarim.

Kënga e fundit e Ledrit mbanë titullin “Aman” dhe vjen në bashkëpunim me ish të dashurën e tij, Dafina Zeqirin dhe bashkëpunëtorin, Lumi B.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0