LDK në pritje të qeverisë së re, Vetëvendosje paralajmëron protesta të ashpra

HomePolitike

LDK në pritje të qeverisë së re, Vetëvendosje paralajmëron protesta të ashpra

Afati i fundit është dita e premte, kur Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin përfundimtar rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

Ndonëse kanë mbetur pak ditë deri të ky vendim, situatat politike në vend edhe me tej vazhdon të jetë në një “ngërç” të madh.
Pritjet e partive politike janë të ndryshme. LDK vazhdon të besojë në favor të krijimit të një qeverie të re, kurse nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderojnë se zgjidhja e vetme dhe më e mirë për Kosovën dhe stabilitetin e saj politik, është që Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për gazetën “Bota sot”, kanë thënë se presin nga Gjykata Kushtetuese vendim racional dhe që respekton frymën kushtetuese, dhe se besojnë në të drejtën e mbi 2/3 të Kuvendit të cilët janë në favor të krijimit të një qeverie të re.
Kurse, nga ana tjetër, nga Vetëvendosje parashikojnë se nëse eventualisht kjo gjykatë do i jep të drejtën dekretit të presidentit Thaçi, një vendim i tillë do të shënon fundin e kësaj Gjykate.

E, njohësit e politikës në vend, janë të mendimit se kjo javë pritet të jetë e madhe, pasi sipas tyre, mund të gjenerojë një realitet të ri në vend, ose të vazhdojë me avazin e vjetër.
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se subjekti i tij do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1