“LDK-ja të na falendërojë”-Matoshi flet edhe për takimin Thaçi-Pacolli

HomePolitike

“LDK-ja të na falendërojë”-Matoshi flet edhe për takimin Thaçi-Pacolli

Aleanca Kosova e Re do e votojë Qverinë Hoti, këtë e konfirmoi edhe Fatmir Matoshi.

Matoshi theksoi se nga LDK-ja duhet të ketë vetëm falendërim për AKR-në, asgjë më shumë.
“Nuk kemi ndonjë qëndrim që të jemi brenda këtij koalicioni, AKR ashtu siç ka votu Qeverinë Kurti ashtu do e votojë edhe Qeverinë Hoti”.

“Padyshim se do e votojmë Qeverinë Hoti, nuk është vënë në dyshim asnjëherë që deputetët e AKR-së do e votojnë Qeverinë Hoti – do i japim mbështetjen e formimit të një qeverie të re ashtu siç kemi votuar edhe qeveritë e kaluara”, deklaroi Matoshi.

“Vetëm një falënderim apo mirënjohje kërkojmë nga LDK-ja gjë që nuk e ka bërë Vetëvendosje – as edhe një telefonatë nuk e kemi marrë pas votimit”.

Klan Kosova gjatë ditës raportoi për takimin e presidentit Hashim Thaçi me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas Matoshit, me lehtësimin e masave është normale që të takohen.

“E natyrshme ne tash kemi lehtësim të masave dhe po arrijmë të takohemi me të tjerët. Pacolli është ish-president dhe ish-ministër i Jashtëm ndërsa Thaçi është president aktual dhe një takim i tillë është më se normal se besoj që ka pse komentohet nga të tjerët”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0