LDK-ja ka edhe pak ditë për të siguruar votat, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

HomeAktualitet

LDK-ja ka edhe pak ditë për të siguruar votat, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin. Po përmendet që kjo qeveri ende nuk i ka siguruar të gjithë numrat, derisa zyrtarë nga LDK-ja deklarohen se i kanë numrat e nevojshëm.

Njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se nëse kjo qeveri nuk votohet në Kuvend, vendi detyrimisht do të shkoj në zgjedhje.

“Për Avdullah Hotin nga data skadimit të masës së përkohshme, ka filluar numërimi i afatit kushtetues dhe siç është përcaktuar edhe në dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re, LDK ka një afat prej 15 ditë nga data e mandatimit. Në rast se qeveri nuk votohet në Kuvend atëherë vendi detyrimisht shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh dhe atëherë detyrimisht me këtë qeveri që e kemi në pushtet do të shkojmë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaron Mehmeti.

Ai thotë më tutje se ky koalicion është i brishtë dhe nuk pritet që kjo qeveri të jetë e sukesshme.

“Këto janë ato që parashikohen, me qeverinë e re që duket se varet nga 2 vota, prandaj edhe disa deputetë të pakënaqur që nuk po marrin poste ministrore po shantazhojnë. Ky koalicion është i brishtë, dhe kjo qeveri nuk pritet të jetë e suksesshme, por lodër në duart e Thaҫit për të ndarë Kosovën, në mënyrë që të fitoje amnesti”, vlerëson ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0