LDK i mbledh kryetarët e degëve

HomeAktualitet

LDK i mbledh kryetarët e degëve

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur kryetarët e degëve.

Një burim i Gazetës Blic tregon se LDK ka filluar mbledhjen me kryetarët e degëve për të diskutuar rreth zgjedhjeve të reja që e presin vendin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen me kryetarët e degëve, kjo mbledhje po mbahet për çështjen e zgjedhjeve të reja që po e presin Kosovën“, thotë ky burim për Gazeta Blic.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani në dy ditët e fundit po mbanë mbledhje me përfaqësuesit e partive politike rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0