Latifi për masat e reja: Kur ekonomia e Kosovës të bjerë për toke, ku do e fusë kokën Hoti?

HomeAktualitet

Latifi për masat e reja: Kur ekonomia e Kosovës të bjerë për toke, ku do e fusë kokën Hoti?

Filozofi Blerim Latifi ka folur për paralajmërimet për masat e reja antiCovid, duke thënë se kjo do ta shkatërronte ekonominë e Kosovës.
Latifi e sheh këtë paralajmërim si të dëmshëm nga ana e Kryeministri Avdullah Hotit, dhe Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Është e qartë se një mbyllje e dytë do ta shkatërroj krejtësisht ekonominë e Kosovës, edhe ashtu për tokë. Nuk e di në e kanë mendu se ku do ta fusin kokën kryeministri Hoti dhe qeveria e tij. Sepse kur njerëzit i humbin të gjitha, nuk duhet të llogaritësh në maturinë dhe racionalitetin e tyre”, ka shkruar ai.

Reagimi i Blerim Latifit vjen në ditën kur Qeveria do të lajmërojë për masat e reja që pritet t’i marr, të cilat do të bëhen të ditura në orën 12:00.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0