Land Rover III, i restauruar dhe elektrik

HomeKuriozitete

Land Rover III, i restauruar dhe elektrik

Ekzistojnë shumë kompani të cilat specializojnë në restaurimin e Ford Broncove të vjetër, por pak nga këto shkojnë aq larg sa Zero Labs. Pos që kanë shkëmbyer motorin me një bateri dhe motor elektrik, kanë ri-inxhinieruar tërësisht këta 4×4 mekanikisht, dhe i kanë kthyer në vetura shumë kualitative. Nëse dëshironi, edhe karroceria mund të shndërrohet në karbon fibra që e ulin peshën e veturës, shkruan Top Gear.

Dhe tani, Zero Labs ka lajmëruar se do të restauron edhe Land Rover Serinë III. Ndryshimet e reja do të mund t’i gjeni në versionet “Bench” me kulm të hapur dhe me versionin më tradicional “Classic”. Që të dyja llojet kanë bateri prej 85 ose 100kwh që shkon deri në 378 km dhe një motor elektrik deri në 600 kuaj fuqi, transmeton GazetaLajmi.

Por nuk është puna vetëm te shpejtësia. Njëjtë si me Broncon, edhe Land Roveri i ka të gjitha specifikat e ri krijuara dhe ri-inxhinieruara, duke e bërë këtë veturë klasike shumë kualitative dhe me makinë tejet moderne.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0