Lamih Balaj: Tash përgjegjësia për Telekomin është e Qeverisë

HomePolitike

Lamih Balaj: Tash përgjegjësia për Telekomin është e Qeverisë

Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, ka komentuar dorëheqjen e Bordi të përkohshëm të Telekomit.Ai, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Bordi më nuk ka asnjë përgjegjësi. E gjithë përgjegjësia tash i takon Qeverisë si pronare e ndërrmarrjes.Balaj ishte sot në takimin e mbajtur në Qeveri mes kryeministrit, pronarit të Z-Mobile dhe ministrave përkatës.

“Në vazhdimësi kemi kërkuar që për çështjen e borxhit dhe Telekomit të marre përgjegjësi Qeveria. Nuk është kompetencë e bordit më të negociojë me askënd, as me Z Mobile, ne nuk kemi marrëveshje kontraktuale më. Në takim ka qene pronari z. Blerim Devolli dhe avokatët e tij dhe ata kanë bërë hajgare, kanë qëndruar të shtrirë, sot e kanë pa me kanë kë të bëjnë. Gjatë gjithë kohës kanë bërë hajgare. Nuk ka pasur kurrfarë konsiderate”, ka thënë Balaj.Telekomit i janë bllokuar llogaritë financiare, pasi ka humbur arbitrazhin me Z Mobile.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0