Lajmi se këshilltari i Merkel reagoi kundër takimit të thirrur nga Grenell, është “fake news”

HomePolitike

Lajmi se këshilltari i Merkel reagoi kundër takimit të thirrur nga Grenell, është “fake news”

Takimi i 2 shtatorit, i thirrur nga emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka nxitur sërish diskutimet e ashpra në Kosovë, e madje jo vetëm në Kosovë.

Kësaj radhe, një medium kosovar është munduar të përfshijë në këtë debat edhe këshilltarin politik të Angela Merkel, Martin Henze, por me “fake news”, shkruan GazetaLajmi.

Në portalin Koha.net mund ta gjeni një artikull me titull “Martin Henze: Nuk mund të ketë marrëveshje Prishtinë – Beograd, Serbia kërkon territore”, i cili rezulton të jetë lajm i rrejshëm.

Henze citohet të ketë thënë se nuk do të ketë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhe pasi, sipas lajmit, “Serbia kërkon territore”. Madje, Henze citohet të ketë akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për tradhëti.

Të gjitha këto citime janë bërë duke u thirrur në një postim në Twitter, i cili nuk ekziston në fakt. Reporteri ka kërkuar në çdo llogari me emrin e këshilltarit, mirëpo asnjë nuk del zyrtare. Vetëm një profil i rrejshëm i Henze është në këtë rrjet, dhe ai shpërndan kryesisht lajme të rrejshme në gjuhën shqipe.

Në një paragraf, Koha citon “Standard”, duke mos u bërë të ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë medium të Kosovës apo për gazetën gjermane “Der Standard”. Sidoqoftë, Reporteri ka kërkuar në gazetën gjermane, por asnjë artikull nuk gjendet me citim të këshilltarit Henze.

Sidoqoftë, edhe vetë artikulli i Kohës nuk përmban ndonjë përmbajtje tjetër për të sqaruar se nga është marrë lajmi, por vetëm 3 paragrafë.

Ndryshe, për takimin e Washingtonit që do të bahet më 2 shtator, janë ftuar vetëm kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0