LAJMI I FUNDIT – Qeveria futet në karantinë

HomeAktualitet

LAJMI I FUNDIT – Qeveria futet në karantinë

Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion para objektit të Qeverisë, me ç’rast ka futur në “karantinë” Qeverinë.

PSD-ja ka mbyllur me shirita hyrjen e Qeverisë, pasi siç ka thënë janë udhëheqësit e vendit që sot duhet karantinuar.

PSD-ja, po ashtu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia dhe Xhelal Sveçlës duke thënë se përderisa ata janë në këto pozita nuk mund të zhvillohen hetime të pavarura për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

“Karantina është ajo që i ka shkaktuar shumë dëme këtij vendi, janë udhëheqësit që sot duhet karantinuar. Karantina ka shërbyer si mjet politik. Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike mbi rastin tragjik që ndodhi dy ditë më parë. Një hetim i pavarur nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë Vitia dhe Sveçla”, kanë thënë ndër të tjera nga PSD-ja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0