LAJMI I FUNDIT -Në këtë datë bëhet hapja e kufijve dhe e aeroportit

HomeAktualitet

LAJMI I FUNDIT -Në këtë datë bëhet hapja e kufijve dhe e aeroportit

Pas 1 qershorit, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave në Kosovë, pritet që të vendoset për hapjen ose jo të kufijve tokësorë dhe Aeroportit.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se e gjithë kjo varet nga situata e krijuar gjatë kësaj kohe me pandeminë COVID-19.

Sipas Sami Ukës, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, izolimi prej 14 ditësh, për personat që do të hyjnë në Kosovë, do të mund të vazhdojë edhe pas hapjes së kufijve, varësisht nga situata dhe mundësitë e krijuara, raporton KOHA.

“Hapja e kufijve tokësorë dhe ANP-së është planifikuar tek pas fazës së tretë varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike. Kjo bashkë me karantinimin e mundshëm natyrisht do të bëhet bazuar në praktikat më të mira nga vendet që janë para nesh në këtë proces, situata epidemiologjike, si dhe mundësitë tona”, ka thënë Uka.

Që nga 18 marsi, janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”, përveç atyre të veçanta që po realizohen për kthim të kosovarëve nga vende të ndryshme.

Zv. ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion se kur do të mund të realizohen fluturimet e rregullta, por që do të veprojnë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zogiani ka shtuar se fillimi i udhëtimeve ajrore varet edhe nga situata e krijuar në vende të tjera, dhe se fluturimet për dhe nga shtetet më të prekura nga COVID-19 mund të vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes telefonit kanë thënë se hapja e kufijve tokësorë mund të bëhet vetëm atëherë kur e parasheh Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Shpend Nuhiu, shef i kabinetit të ministrit, shkurt ka thënë se janë duke punuar për realizimin e një plani, se si do të veprohet pas hapjes së kufijve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0