LAJMI I FUNDIT – Infektologu Valbon Krasniqi jep një lajm të mrekullueshëm

HomeAktualitet

LAJMI I FUNDIT – Infektologu Valbon Krasniqi jep një lajm të mrekullueshëm

Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin.

Vetëm 15 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive me COVID-19, ku dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Katër persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa nëntë janë në gjendje stabile. Nga kjo Klinikë sot janë liruar 18 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Infektologu Valbon Krasniqi, teksa tregon për gjendjen e pacientëve, thotë se vendi po shkon drejt fundit të kësaj pandemie.Megjithatë, ai apelon që edhe më tutje qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara dhe të evitojnë grumbullimin në masë.

“Sot ne kemi liruar një numër të madh të pacientëve të shëruar, kemi liruar 18 pacientë sot nga Klinika, ndërkohë që në Klinikë kemi 15 pacientë COVID-19 pozitiv ende. Prej tyre gjendja shëndetësore e nëntë nga ta është shumë e mirë, janë stabil, i kemi katër me oksigjenoterapi. Ndërkohë që dy vazhdojmë t’i kemi ende në gjendje shumë të rëndë në repartin intensiv të Klinikës sonë dhe gjendja e tyre është kritike”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0