LAJMI I FUNDIT – Drejt dorëheqjes, shoku Albin Kurtit largohet nga VV-ja

HomeAktualitet

LAJMI I FUNDIT – Drejt dorëheqjes, shoku Albin Kurtit largohet nga VV-ja

Gjërat në Lëvizjen Vetëvendosje, siç duket nuk po shkojnë siç duhet. Madje kanë filluar edhe dorëheqjet e para nga ky subjet politik.

Burime të Gazetës NewBorn, bëjnë me dije se profesori universitar, Flamur Maloku, i cili kishte aderuar në Vetëvendosje, para 6 tetorit, ka ndarë mendjen për tu ndarë nga ky subjet politik.

Sipas burimeve arsyet e largimit janë deklaratat e fundit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit si dhe shumë pakënaqësi tjera.

Maloku, pritet që së shpejti ta zyrtarizoj dorëheqjen nga Vetëvendosje. Me vete Maloku sipas burimeve pritet t’i merr edhe disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Profesor Maloku është vëllau i dy invalidëve të luftës së UÇK-së

“As nuk e pohoj e as nuk e mohoj një gjë të tillë. Gjatë javës së ardhshme do të deklarohem publikisht për këtë gjë”, ka thënë Maloku për Reporterin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0