LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti braktis Kryeministrinë, futet në vetizolim

HomePolitike

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti braktis Kryeministrinë, futet në vetizolim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se nga sot do të jetë në izolim, për arsyen se ka patur kontakt me një punonjës të Ministeisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka rënë në kontakt me një tjetër person me Covid-19.

Deklarata e plotë e Kurtit:

“Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju falemnderit”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0