LAJMI I FUNDIT, 187 të infektuar dhe 103 të shëruar

HomeAktualitet

LAJMI I FUNDIT, 187 të infektuar dhe 103 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive me COVID-19, 103 persona janë shëruar, kurse 6 të infektuar kanë vdekur.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”, njofton IKSHPK.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0