LAJMI I FUNDIT: Masa të reja ndaj Covid-19, Vitia: Qytetarët do lëvizin 3 orë, hapen edhe këto biznese

HomePolitike

LAJMI I FUNDIT: Masa të reja ndaj Covid-19, Vitia: Qytetarët do lëvizin 3 orë, hapen edhe këto biznese

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi në një dalje për shtyp rregullat e reja të lëvizjes në të gjithë Kosovën duke filluar nga 4 maji, për situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Vitia theksoi se ia dolën të ulin përqindjen e rasteve të reja dhe infektimin e njerëzve fale masave të marra, edhe pse pranoi se në fillimin gabuan duke neglizhuar situatën dhe lëshuar masat.

“Përqindja e infektimeve ra nga 27%  në 3%, numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve, prandaj do të lehtësojmë disa masa.

Disa masa i neglizhuam dhe i hapëm parakohe, por tani nuk do të ketë neglizhencë. Me masat e reja synojme të mbrojmë edhe ekonominë. Suksesi i këtyre masave varet nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe biznese që do të operojnë”, theksoi ministri Vitia.

Ai shtoi se do të ketë tre faza të reja për hapjen e ekonomisë dhe lehtësimin e masave.

Faza 1: 4 maj- 18 maj. Në këtë fazë lehtësohen masat, duke zgjeruar orarin e lëvizjes së qytetarëve në 3 orë, 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite. Do të hapet ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë pjesërisht, në fakt pothuajse e gjitha, riparimi i artikujve personal dhe i orendive, zyret e konsulences me listat e stafit esencial.

“Faza e dytë planfikohet të filloj më 18 maj dhe do të vazhdoj deri me 1 qershor. Planifikohet që të lirohen masat por varësisht nga vlerësimii i situatës epidemiologjike, varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe OBSH-së. Por, duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza e parë në të dytën dhe kthimi potencial nga e dyta në të parën varet nga qytetarët. Nëse nu kmei rritje të rasteve dhe repsketojmë me përpikëri udhëzimet, por nëse relaksohemi dhe infektimet fillojnë me shpejtësi, atëherë do të na duhet të kthehemi prapa”, tha Vitia

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0