Lajmërohet Policia e Kosovës, tregon pse u përdorë dhu na ndaj qytetarit mbrëmë në shesh

HomeAktualitet

Lajmërohet Policia e Kosovës, tregon pse u përdorë dhu na ndaj qytetarit mbrëmë në shesh

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një person në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi që ka qenë pa maskë. Arrestimi i qytetarit ngjalli shumë reagime për mënyrën se si policia veproi ndaj tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha sqaron rastin për Indeksonline, ku thotë se të njëjtit iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhërat e zyrtarëve policor, kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arro gante kundrejt zyrtarëve policor.

Më pas ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.
Hoxha thotë se gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari.

I dyshuari menjëherë është është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare.

Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme.

I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0