“Lajmërohet” Pal Lekaj: Thotë se autostrada e Dukagjinit do të realizohet

HomePolitike

“Lajmërohet” Pal Lekaj: Thotë se autostrada e Dukagjinit do të realizohet

Deputeti nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se autostrada e Dukagjinit, projekt ky që është iniciuar gjatë kohës sa ka qenë ministër i Infrastrukturës, do të realizohet brenda mandatit të Qeverisë Hoti.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, ekziston mirëkuptimi brenda koalicionit qeverisës që këtë vit të mos nis ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, por sipas tij, në vitin e ardhshëm duhet të ketë mbështetje financiare për jetësimin e projektit në fjalë.“Sa i përket projekteve mendoj se duhet të ketë vazhdimësi, duhet të jenë vazhdimësi dhe jo të fillohet prej fillimit”.

“Në projektet që kemi qenë të fokusuar – sidomos në fushën e infrastrukturës – është infrastruktura ajo që ndikon në zhvillimin e vendit. Unë besoj se me Qeverinë Hoti do të realizohen këto projekte”.
“Në këtë vit e kemi kuptuar drejt situatën e krijuar nga Covid-19, por në vitin e ardhshëm duhet të ketë mbështetje financiare sepse vendimi për autostradën e Dukagjinit është miratuar në Parlament dhe është bërë ligj”.“Edhe kur ndryshojnë Qeveritë, ne nuk guxojmë ta atakojmë një rajon sepse kjo është e pakuptimtë”.

Lekaj ka thënë se edhe ata të cilët kanë qenë skeptik brenda LDK-së lidhur me projektin e autostradës së Dukagjinit, e kanë ndërruar qasjen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0