Lajmërohet Elbert Krasniqi pas publikimit të hulumtimit nga Insajderi – kërkon hetime nga Prokuroria

HomeAktualitet

Lajmërohet Elbert Krasniqi pas publikimit të hulumtimit nga Insajderi – kërkon hetime nga Prokuroria

Pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi, ku një person dyshohet se ka blerë vota për partinë e Elbert Krasniqit, IRDK-në, ka reaguar vet Krasniqi, i cili ka kërkuar hetime nga ana e organeve kompetente.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se distancohen nga secili anëtarë i partisë që ai drejton, i cili del jashtë kornizave demokratike.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Të nderuar qytetar,

Publikimi nga ana e gazetës Insajderi, që ka të bëjë me shkëmbim të mesazheve në mes dy qytetarëve, ku është apostrofuar IRDK, duhet të hetohen nga organet kompetente. Askush nuk duhet të deformojë vullnetin e qytetarëve, qoftë edhe ndonjë anëtar/e i partisë sonë. IRDK është parti demokratike, dhe me një traditë të gjatë, që për qëllim ka mbrojtjen e qytetareve, në veçanti komunitetit egjiptian.
IRDK nuk është parti e pazareve e nuk do të jetë asnjëherë e tillë. IRDK i ruan vlerat e kultivuara për një periudhë të gjatë, prandaj ne kërkojmë nga organet e hetuesisë që të zbardhin këto mesazhe në mënyrë që të zbulohet e vërteta.

Ne distancohemi nga secili anëtar që del jashtë kornizave demokratike me veprimet e tij ose të saj. Keqpërdoruesit, kushdo e kudo qofshin, duhet të përgjigjen para ligjit. E, IRDK do vazhdojë të jetë parti e vlerave njerëzore dhe demokratike.

Sinqerisht,

Elberti /Insajderi.org

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0