Lajm i madh nga SHBA; aprovohet testuesi i Covid-19 në shtëpi

HomeAktualitet

Lajm i madh nga SHBA; aprovohet testuesi i Covid-19 në shtëpi

(Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) dha këtë javë autorizime të veçanta për përdorimin e testit të shpejtë të koronavirusit në kushte shtëpie. Fjala është për një provë molekulare SARS-CoV-2, e zhvilluar nga “Visby Medical” dhe një provë të antitrupave SARS-CoV-2 të zhvilluar nga “Shenzhen NewIndustries Biomedical Engineering” (SNIBE).

Testi i “Visby Medical COVID-19” është një pajisje për përdorim të vetëm, plotësisht i integruar, i krijuar për të zbuluar gjenin nukleokapsid SARS-CoV-2 në tamponët nazofaringalë, në hundë, gojë dhe fyt. Mostrat vendosen brenda njësisë së provës, ku ndodh nxjerrja dhe pastrimi i acidit nukleik, përforcimi i PCR dhe zbulimi i synuar. Rezultatet jepen brenda 30 minutash.

“Visby” me bazë në Kaliforni po zhvillon gjithashtu pajisjen e saj PCR për sëmundje të tjera infektive të aspektit seksual. Produkti i “Visby Medical” është testi i parë portabël, që miratohet nga FDA. Ai ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e koronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër.

“Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA), që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë. Megjithatë, ka akoma hapa të tjerë, që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme. Sigurisht, kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, – tha Adam de la Zeda, themelues dhe CEO i “Visby Medical”.

Gjithashtu, kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia. “Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Gjithashtu, kjo do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati i diagnozës është pozitiv”, – tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

Sipas doktorëve kryesorë të këtij projekti, edhe nëse përgjigjja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit, pa u agravuar gjendja shëndetësore e të prekurve me Covid-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0