Lajm i keq për kosovarët për vizat Schengen, ja çfarë u vendos dje

HomeAktualitet

Lajm i keq për kosovarët për vizat Schengen, ja çfarë u vendos dje

Që nga 2 shkurti i këtij viti të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë Schengen do të jenë të detyruar që të paguajnë taksë 33.3 % më shumë. Kjo

Britania e Madhe hap mijëra dyqane në qershor
Lajm i hidhur nga QKUK. Kryeministri në detyrë deklaron se kjo nga e hënja…
Sot ne 17:30 u bë e ditur faza e tretë e lehtësimit të masave

Që nga 2 shkurti i këtij viti të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë Schengen do të jenë të detyruar që të paguajnë taksë 33.3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro, dhe jo 60 sa është aktualisht, raporton Gazeta Express.

Përveç çmimit, do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit. Ata të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi që aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen.

Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE’së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta implementojnë në periudhën e njëjtë.

Për SchengenVisaInfo.com një gjë të tillë e kanë pohuar nga Lituania, Gjermania, Danimarka, Finlanda e Belgjika, transmeton Gazeta Express.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregullore të re që do të implementohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesim të vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0