Lajçak tallet me Kosovën vizat do të hjeken, ama kur se dina

HomeAktualitet

Lajçak tallet me Kosovën vizat do të hjeken, ama kur se dina

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në ditën e fundit të vizitës së tij në Prishtinë, ka thënë që kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë.

“Besoj që vizat duhet t’i hiqen Kosovës. Pyetja është se kur dhe jo nëse do të bëhet liberalizimi”, është shprehur Lajçak.

Lajçak ka arritur në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0