Lajçak dhe Kurti zhvillojnë bisedë telefonike, ja çka biseduan!

HomePolitike

Lajçak dhe Kurti zhvillojnë bisedë telefonike, ja çka biseduan!

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një shkrimi në Twitter.Gjatë kësaj bisede përfaqësuesi special i BE’së për dialog tha se me Kurtin kanë diskutuar për shumë çështje në mesin e tyre, luftimin e pandemisë COVID-19, situatën aktuale politike, rifillimin e dialogut si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0