Lajçak bisedon me udhëheqësit kosovarë për rifillimin e dialogut

HomeAktualitet

Lajçak bisedon me udhëheqësit kosovarë për rifillimin e dialogut

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po bën përpjekje për rifillimin e dialogut, në Prishtinë partitë politike janë në pritje t

Temperaturat këtë javë arrijnë deri në 27 gradë
Të hënen hapën restaurantet dhe kafiteritë por me rregulla të reja
Lajm i hidhur nga QKUK. Kryeministri në detyrë deklaron se kjo nga e hënja…

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po bën përpjekje për rifillimin e dialogut, në Prishtinë partitë politike janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse duhet formuar qeveria e re.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vazhdon bisedat telefonike me udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës, në përpjekje për ta përgatitur terenin për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Lajçak, siç shkroi në Twitter, të premten pati një bisedë telefonike me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku thuhet se u pajtuan që “dialogu është prioritet”.

“Faleminderit Isa Mustafa për bisedën konstruktive për situatën aktuale politike, përgjigjen ndaj COVID-19 dhe për pritjet për të ardhmen për Kosovën. Jemi pajtuar se vazhdimi i dialogut është prioritet. Duhet të shpjerë në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë e të përshpejtojë progresin në rrugën e tyre evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0