Labinot Tahiri vazhdon me deklaratat e tij skandaloze dhe të rrezikshme rreth Coronavirusit –  Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave

HomeAktualitet

Labinot Tahiri vazhdon me deklaratat e tij skandaloze dhe të rrezikshme rreth Coronavirusit – Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka disa fjalë për policët që po i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave. Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, këngëtari i tallavasë Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.

“E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC! Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, Labi ka thënë se edhe ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij mund të vdesin nga ndonjë virus, por se thotë se puna e maskës është vendim tepër fëmijërorë dhe jashtëzakonisht nënçmues për banorët e vendit.

“Kem me vdek se kem me vdek. Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!”, ka shkruar Labi.

Ajo që vërehet në këtë deklaratë skandaloze, të radhës, të këngëtarit të muzikës tallava është edhe mungesa elementare në drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar polic!

Respekti për ju nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj kurrë.

I nderuar polic, veç dy fjalë i kam për ju, duke e marrur parasysh që nuk keni faj ju, por qeveria.

Mos i gjunjëzoni qytetarët në mungesë të maskave, se është shenjë e keqe i nderuari Polic!

Keni punë më të meqme se sa kjo!

E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC!

Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!

Maskën le ta mbaj kush të do, ama jo me vendime e denime!

Kem me vdek se kem me vdek.

Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!

Donalt Tramp, nuk e ka obliguar qytetarin me e vendos maskën, sepse Amerika e din se sa punëtori ka mbet jashtë pa punë, edhe me i obligu me maska e me shifra dhe denime me burgje është e turpshme !

E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë.

Edhe unë mund të vdes ndoshta nesër ose ndonjë anëtarë i familjes nga ndonjë virus, ama puna e maskës ëshë tepër vendim FËMIJËRORË dhe jashtëzakonisht nënçmues për njerëzit e vendit tonë dhe familjet e juaja i nderuar polic!

Zoti ju ndihmoftë.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0