Labi i reagon Blerim Sylës i cili e quajti turp protestën e estradës: Mua nuk më njeh turpi

HomeAktualitet

Labi i reagon Blerim Sylës i cili e quajti turp protestën e estradës: Mua nuk më njeh turpi

Labinot Tahiri i ka kthyer përgjigje Kryetarit të Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla.

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka kritikuar artistët për mbajtjen e protestës për kërkimin e lejimit të dasmave e ahengjeve.

“Ne kohen kur komunitetit shendetesor po i rrezikohet jeta dikush me surle e daulle po e largojke Covidin.Ateher e thjesht ne punetoret shendetesor ne shtepi e Ju “artista” neper kilinika por mos i harroni edhe Politikanet.Turp Turp Turp e besa edhe gjynah duhet me ju ardhe nga punetoret shendetesore.Mos thurrni keng e lavde por ndihmoni…..”, ishte shprehur ai.

Më pas gjatë një interviste në Pressing e ka komentuar deklaratën e Labit ku thotë se virusi është gënjeshtër.

“Kjo është një turp që një këngëtarë të thotë midis Prishtinës se nuk ka virus”, ishte shprehur mes të tjerash Syla.

Më pas nuk ka munguar regimi i Labit i cili i ka thënë Sylës se turpi nuk e njeh atë dhe ka treguar se pa e njohur fare ka kërkuar që pagat e mjekëve të rriten për shkak të kontributit.

“I nderuar Blerim Syla, turpi mua nuk më njeh sepse nuk turpëroj askend e as nuk ofendoj mjekët dhe as Prishtinên e Kosovên me deklaraten time! Nêse dikush perfiton nga protestat me se paku perfitoj unê personalisht! Pêr mua nuk me vjen keq qe jemi pa mbremje, kam dal per shum kend aty jo vetem per vete, por ja qe ti ti me atakon mua ske faj! Isha ai që qova në spitale maska pa i pasur fare ti dhe sindikata juaj! I turpshëm unë a? Po të isha i turpêruar nuk do ua hiqsha afro 100 fëmijë nga shtreterit e spitalit kur ata kerkonin shêrimin jashtë shtetit tuaj! Pa ju njohur fare, kam thënë se rroga e deputetit të ulet dhe të rritet e mjekëve se unë nuk bëj politik por veproj me zemêr. E kam thën sa isha deputet këtë deklaratê për faktin se dhe pa qenë COVID 19 MJEKÊT JANË DORA E DYTË PAS ZOTIT që i quaj heronjë dhe shpêtimtarë! Ju keni shkarravitur tani deklaraten time me ate se çfarê keni folur ne TV7 Thjesht e kam dhënë dhe qendroj mbrapa sepse akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj, dhe njëkohesisht të them se nuk ka virus. Me natë tê mirë i nderum e do të viej dita kur do të bëjë krenar, e jo tê më shihni si njeri të turpshêm. Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh Labi në statusin e tij në Facebook.

I nderuar Blerim Syla, turpi mua nuk më njeh sepse nuk turpëroj askend e as nuk ofendoj mjekët dhe as Prishtinên e…

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, June 17, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0