Ky shtet rajoni ”pushtohet” nga koronavirusi

HomeAktualitet

Ky shtet rajoni ”pushtohet” nga koronavirusi

U karantinua për gati 3 muaj dhe performoi thuajse shkëlqyeshëm në luftën kundër Covid-19. Në fakt, në këto kushte izolimi kjo gjë pritej, por me hapjen, shqiptarët po shohin tmerr me sy prej këtij virusi të rrezikshëm. Numri i të infektuarve dhe viktimave ka shënuar rritje të frikshme prej më shumë se tri javësh, duke u kthyer në një njollë të zezë të pandemisë në rajon, por edhe në Europë. Jo më kot, shqiptarëve iu është ndaluar zona Shengen prej BE, sepse ka nivel të lartë të të infektuarve në raport me popullsinë.

Pa llogaritur shifrat e 24 orëve të fundit, që do të publikohen sot rreth orës 16:00, Shqipëria ka regjistruar 4763 raste pozitive me Covid -19 që prej nisjes së pandemisë. Po ashtu, deri dje, 138 qytetarë shqiptarë e kanë humbur betejën me koronavirusin, Brenda kufijve shtetërorë. TV Klan, bazuar në këto të dhëna të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, ka përllogaritur se vendi ynë renditet i pesti në rajon, sa i përket numrit total të vik.timave nga Covid-19.

E para është Serbia me 534 vik.tima, që pasohet nga Maqedonia e Veriut me 460 vik.tima, Greqia me 201 viktima, Kosova me 177, më pas Shqipëria, e në fund Mali i Zi me 43 vik.tima. Por, nëse merren në konsideratë vdekjet për 1 milion banorë, atëherë numrin me të lartë të fatalitetit nga koronavirusi e ka Maqedonia e Veriut me 221 vik.tima, më pas Kosova me 88 vde.kje, ndërsa Shqipëria shënon 48 vde.kje për 1 milion banorë.

Serbia zë vendin e pare, sa i takon edhe numrit të të prekurve me Covid-19 me 23.730 persona në një popullsi prej 8 milionë banorësh. Ajo pasohet nga Maqedonia e Veriut me 10.086 të infektuar në një popullsi prej 2 milionë banorësh dhe Kosova me një total prej 7.137 të infektuar në 1.8 milionë banorë. Shqipëria me 4.763 persona me Covid-19 lë pas Greqinë me 4.166 të infektuar, e cila e shënon këtë numër në 10 milionë banorë, pra sa 3-fishi i popullsisë shqiptare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0