Ky shtet ka më shumë pasaporta se qytetarë, ja arsyeja

HomeAktualitet

Ky shtet ka më shumë pasaporta se qytetarë, ja arsyeja

Për 11 vjet, nga viti 2008 deri në vitin 2019, në Mal të Zi janë lëshuar gjithsej 643,479 pasaporta, ose rreth 20,000 më shumë se popullsia e përgjithshme prej 620,000, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Malit të Zi me rastin e një dekade të liberalizimit të vizave.

“Ndoshta një problem në statistikë, pasi diferenca prej 20,000 është shumë e madhe. Ndoshta problemi është numri i njerëzve që jetojnë jashtë Malit të Zi që kanë një pasaportë malazeze ku mund të kenë dy dokumente të tilla udhëtimi. Po i referohem diasporës malazeze, njerëz që nuk janë të regjistruar në vendin e tyre, por në atë në të cilin ata jetojnë, punojnë dhe paguajnë taksat,” tha për Novosti profesori i sociologjisë Srgjan Vukadinoviq.

Ai shton se problemi mund të jetë gjithashtu në regjistrimin, pasi sipas statistikave, në Mal të Zi ka më shumë qytetarë sesa amvisëri.

“Nëse ka 620,000 njerëz në Mal të Zi dhe 640,000 dokumente udhëtimi, sa janë qytetarët që nuk kanë pasaporta? Unë pretendoj se ka qindra-mijëra prej tyre. Shteti ka dhënë nënshtetësi për rreth 500 njerëz që e meritojnë dhe ky nuk është një numër i madh, por disa prej tyre janë kriminelë që janë nën urdhra arrestimi të vendeve të tyre,“ thotë Vukadinoviq.
Nga 199 vendet e renditura, Mali i Zi dhe pasaporta e tij renditen në vendin e 85-të në indeksin individual.

Bazuar në investimin në Mal të Zi, parashikohet që deri në dy mijë shtetas të huaj do të fitojnë nënshtetësi malazeze në tre vitet e ardhshme nëse plotësojnë kritere të caktuara për sa i përket një investimi minimal prej 100,000 deri 450,000 euro, në varësi të rajonit dhe që nuk janë dënuar me një vendim të formës së prerë.

Sidoqoftë, në një raport të Komisionit Evropian mbi rreziqet e shtetësisë dhe programet e rezidencës ndaj investitorëve të huaj në BE, ata paralajmëruan se Komisioni do të monitorojë skemat e investitorëve në vendet kandidate dhe kandidatët e mundshëm si pjesë e procesit të pranimit në BE.

Numri i të privilegjuarve që morën një pasaportë malazeze përmendet jo zyrtarisht numri rreth 500, dhe ndër njerëzit më të suksesshëm janë ata që po përpiqen të shmangin gjykimet e reja në vendet e tyre të lindjes, siç është ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0