Ky shtet izolohet totalisht për 3 javë nga 18 shtatori

HomeAktualitet

Ky shtet izolohet totalisht për 3 javë nga 18 shtatori

Qeveria e Izraelit ka dhënë “OK”-in e saj për të rikthyer karantinën në vend, duke nisur nga ora 14:00 e datës 18 shtator (e premte). Vendimi është marrë për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19, një shtim rastesh që është konsideruar alarmante nga qeveria. Ky izolim do të zgjasë të paktën 3 javë. Do të qëndrojnë të hapura vetëm disa aktivitete ekonomike jetike, ndërsa shkollat do të mbyllen në të gjithë vendin.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga disa ministra të qeverisë, teksa njëri prej tyre ka dhënë dorëheqjen (Ministri i Ndërtimit), por kjo mbyllje u kërkua me ngulm nga Ministria e Shëndetësisë. Ditët e fundit, në Izrael janë regjistruar deri në 4 mijë raste të reja me Covid-19 dhe në spitale është rritur ndjeshëm edhe numri i të shtruarve. Ndaj qeveria e Netanjahut vendosi të mbyllë gjithçka, për të parandaluar një kolaps shëndetësor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0