Ky shtet i njohur rikthen në punë mjekët pozitivë me covid-19

HomeAktualitet

Ky shtet i njohur rikthen në punë mjekët pozitivë me covid-19

Mjekët e dhjetë spitaleve në Liezh të Belgjikës janë thirrur me urgjencë në punë edhe pse janë pozitivë me Covid-19. Prania e tyre në spital është e nevojshme për të përballuar valën e dytë të pandemisë që ka prekur këtë vend.

Lajmin e konfirmoi BBC, që i referohet Philippe Devos, mjek në terapinë intensive në një spital në Liezh si dhe president i sindikatës së mjekëve belgë. “Nuk kishim zgjidhje tjetër”, tha Devos.

Sipas BBC, një nga 4 mjekët që punojnë në spitalet belge janë të infektuar me covid-19. “Kemi thirrur në punë ata mjekë që aktualisht janë pozitivë, por që nuk kanë simptoma. Nuk kishim rrugë tjetër, pasi i gjithë sistemi shëndetësor rrezikonte kolapsin”, shtoi Devos.

Në Liezh, shifrat e rasteve me koronavirus janë të larta: Një në 3 persona që kryejnë tamponin del pozitiv. Spitalet e Liezhit po i transferojnë pacientët në zona jashtë qytetit, duke anulluar ndërhyrjet kirurgjikale jo-urgjente për të kaluar këtë moment delikat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0