Hollanda që nga dita e sotme ka filluar “mbylljen e pjesshme” si pasojë e masave anticovid të ndërmarra nga qeveria.
Sipas statistikave të dhëna edhe nga kryeministri Mark Rutte, janë afro 44 mijë persona të prekur nga covid-19 në Hollandë gjatë javës së kaluar, 50% më shumë sesa një javë më parë. Në një javë kanë humbur jetën 150 persona, ndërkohë që 192 të tjerë janë nën kujdesin shëndetësor intesiv.
Masat e shpallura nga kryeministri Hollandez janë si më poshtë:
-Të gjitha restorantet, baret dhe coffeshop mbyllen; lejohen vetëm delivery;
-Nuk do të ketë shitje pijesh alkolike pas orës 20.00;
-Pas orës 20.00 nuk do të lejohet të konsumohet pije nëpër rrugë;
-Maksimumi 30 vetë lejohen brenda godinave, përvec kishave;
-Lejohet takimi me 4 persona në të njëjtën kohë, ndryshe do ndërhyjë policia;
-Sportet profesionale dhe amatore do të mbyllen për + 18 vjec, sportet individuale në palestra lejohen akoma;
-Nuk lejohen eventet e ndryshme;
-Të gjitha dyqanet, përveç supermarketeve, mbyllen në oren 20.00;
-Nuk lejohen udhëtimet jashtë Hollandës gjatë pushimeve; nëse qëndroni në Hollandë nuk do të qakulloni në zonë;
-Masat kërkohen në ambiente të brendshme.
COMMENTS