Ky është ushqimi i preferuar i Joe Biden

HomePolitike

Ky është ushqimi i preferuar i Joe Biden

Pas katër vitesh hamburgerësh, biftekësh dhe ushqimi ”fast food”, karbohidratet dhe makaronat kthehen përsëri në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë.

Një nga pjatat italiane në SHBA duket se janë të preferuarat për fituesin e zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për shpagetën, transmeton Gazeta Express.

“Makaronave me salcë domate ai nuk reziston”, deklaroi ish-presidenti i SHBA, Barack Obama në një bisedë me Kamala Harris, në atë kohë kandidat demokrat për zëvendëspresidente gjatë fushatës elektorale.

Pasioni i Biden për makarona është i pashembullt midis presidentëve të SHBA, teksa Trump’it i pëlqente ushqimi i shpejtë.

Siç kanë shkruar disa media amerikane, Biden zakonisht gatuan gatime tradicionale italiane në drekat familjare. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0