Ky është televizioni i Vetëvendosjes, intervistën e parë e bën me Besnik Bislimin

HomePolitike

Ky është televizioni i Vetëvendosjes, intervistën e parë e bën me Besnik Bislimin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Sipas Albulena Haxhiut, qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Nuk dihet se cila do të jetë përmbajtja e skemës programore të televizonit të VV-së.

Ky televizion sot ka nisur punën me një intervistë të Besnik Bislimit dhënë intervistueses së partisë.

Intervistë me Besnik Bislimin

Intervistë me nënkryetarin e LV-së dhe ish-ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi me temat: Rishikimi i buxhetit, mungesa e planit ekonomik për rimëkëmbje, ideja e tërheqjes së parave nga Trusti.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, August 6, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0