Ky është maniaku që përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur femrat

HomeAktualitet

Ky është maniaku që përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur femrat

Një grua pretendon se një për dhunues i një aplikacioni takimesh online e detyroi atë të bënte se ks oral. Për këtë, e ka paditur në gjykatë, pasi thirri menjëherë policinë. David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, akuzohet për për dhunimin e katër femrave që i njohu përmes aplikacioneve të njohura të takimeve virtuale RSVP dhe Bumble, midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.

Gjyqi ka zbuluar se ai prezantohej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdorte fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, në përpjekje për të tërhequr femrat dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij në Maroubra.

Babai i dy fëmijëve, 39 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për 22 akuza, përfshirë 13 akuza për su lme të pahijshme, 5 akuza për marrëdhënie sek suale pa pëlqim dhe 2 akuza për marrëdhënie të rënda sek suale pa pëlqim.

Të martën, gjykata dëgjoi një nga vik timat e tij të pretenduara, me të cilën ishte takuar për kafe pranë shtëpisë së tij më 20 gusht 2017. Kur pa që kafeneja po mbyllej, e ftoi atë në shtëpinë e tij ku filluan të putheshin. Francezi dyshohet se filloi ta përqafonte dhe u përpoq t’i “çonte gjërat më tej”, por femra nuk pranoi.

Të hënën, prokurori Sally Traynor i tha trupës gjykuese: “Ajo mendoi që, nëse do t’i bënte se ks oral, kjo do ta ndalonte të bënte seks vaginal me të”. Ndërsa u përpoq të largohej, ajo tha se Gabrieli i bëri “pyetje vërtet të çuditshme”, përfshirë sa të rregullta ishin menstruacionet e saj dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë. Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin, rreth vendit ku punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.

“Unë kisha shumë frikë, sepse e dinte se ku jetoja”, – tha gruaja që pretendon su lm seksual. Avokati mbrojtës i Gabrieli Mark Brady e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos e raportonte incidentin në polici, nëse ishte kaq serioz, siç pretendon. “Unë thjesht doja ta harroja atë, – tha ajo. – Nuk kam asnjë arsye për të gënjyer. Po them të vërtetën”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0