Ky është 22 vjeçari që vd.iq në aksidentin e ndodhur në Komoran

HomeSociale

Ky është 22 vjeçari që vd.iq në aksidentin e ndodhur në Komoran

Drituar Berisha, 22-vjeç, nga fshati Ruhot i Pejës, është personi i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran, raporton GazetaLajmi.

I riu ishte përplasur në një shtyllë betoni të tensionit të lartë të energjisë elektrike dhe më pas kishte përfunduar disa metra larg rrugës duke u rrokullisur.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar saktësisht në orën 08 e 10 minuta ndërsa menjëherë vendit të aksidentit i janë përgjigjur njësitet përkatëse të policisë, zjarrfikësit dhe mjekët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0