Kush janë kandidatët për kryetar të PDK-së nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza

HomePolitike

Kush janë kandidatët për kryetar të PDK-së nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza

Ditë më parë Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë publike dërgimin e aktakuzës kundër kreut të PDK’së, Kadri Veselit, për konfirmim tek gjyqtari i procedurës paraprake.

Një veprim i tillë i Prokurorisë së Hagës ka nxitur lëvizjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë janë duke diskutuar emrat potencial për të zënë postin e kryetarit të partisë, në rast se Veselit do t’i konfirmohet aktakuza nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake.

Sipas burimeve të Gazetë Express, Vlora Çitaku, Hajredin Kuqi, Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi, janë katër prej emrave të cilët janë duke u diskutuar brenda organeve të partisë për kryetar të ardhshëm.

Vlora Çitaku ka shërbyer si ministre dhe së fundi ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuqi, Hoxhaj dhe Krasniqi gjithashtu kanë qenë ministra kur PDK’ja ka qeverisur me vendin.

Kadri Veseli aktualisht është duke vazhduar mandatin e dytë të tij si kryetar i PDK’së.
Pavarësisht publikimit të propozim-aktakuzës së Speciales, Veseli nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e kryetarit të partisë.
Veseli ka humbur dy palë zgjedhje që pas uljes në pozitën e të parit të PDK’së, derisa në qeverisjen e PAN-it ka qenë kryetar i Kuvendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0