Kush është Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i ri i KQZ-së

HomePolitike

Kush është Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i ri i KQZ-së

Radoniqi si gjyqtar kishte shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për rastin e vr asjes së Donjeta Pajazitajt dhe kishte liruar nga akuzat serbin, Milorad Zajiq.

Për pak orë, kjo karrige mbeti e lirë.

Por shumë shpejt ajo u zu nga Kreshnik Radoniqi, të cilin presidentja e emëroi në vend të Valdete Dekës.

Por, kush është kryetari i ri i KQZ-së që deri dje mbante edhe pozitën e gjyqtarit në Departamentin Special në Gjykatën e Apelit?

Paraprakisht, ishte emëruar gjyqtar në Këshillin Gjyqsor të Kosovës, kurse 4 vjet më vonë ishte caktuar si gjykatës në Gjykatën Themelore të Pejës.

Gjatë karrierës së tij si gjykatës, Radoniqi njihet si gjykatës që kishte shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për rastin e vr asjes së Donjeta Pajazitajt.

Por edhe si gjykatës, që kishte liruar nga aktakuza Milorad Zajiqin, i akuzuar për kr imeve të l uftës ndaj shqiptarëve në Dush të Klinës.

Radoniqi ishte i punësuar si gjyqtar në KGJK dhe si ligjërues në Akademinë e Drejtësisë, paga neto e të cilave se bashku arrinte në 2 mijë e 700 euro.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Radoniqi ka të deklaruar një banesë në vlerë mbi 57 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi.

Ai ka në pronësi një truall me sipërfaqe 994 metër katrorë dhe dy dyqane.

Ka shtëpi në Ulqin me vlerë 85 mijë eurove dhe veturë që kushton 7 mijë e 500 euro.

Ndërsa para të gatshme, në AKK, Radoniqi thotë se i ka të deponuara në bankë 10 mijë e 500 euro pa llogaritur edhe 5 mijë eurot familjarëve.

Ai po ashtu ka deklaruar një kredi në vlerë afër 105 mijë euro, me kohëzgjatje deri në 2035.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0