Kush e fitoi debatin e parë mes Bidenit e Trumpit sipas qytetarëve amerikanë

HomeAktualitet

Kush e fitoi debatin e parë mes Bidenit e Trumpit sipas qytetarëve amerikanë

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.

Në intervistat e bëra me votuesit e njëjtë para debatit, 56 për qind e tyre thanë se presin që Bideni të jetë më i mirë në debat, ndërsa 43 për qind thanë se Trumpi do ta fitojë debatin, shkruan CNN.

Rezultati pas debatit presidencial është i përafërt me rezultatin e debatit të parë për zgjedhjet e vitit 2016, kur 62 për qind kishin thënë se Hillary Clinton e ka fituar debatin, ndërsa vetëm 27 për qind ishin në anën e Trumpit.

Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve në anketë thanë se përgjigjet e Bidenit ishin më të sakta sesa ato të Trumpit dhe sulmet e tij ndaj presidentit u panë më të drejta sesa sulmet e Trumpit ndaj ish-nënpresidentit.

Shumica e votuesve thanë se i besojnë më shumë Bidenit sesa Trumpit për çështjet e rëndësishme që u diskutuan në debat, përfshirë pabarazinë racore, kujdesin shëndetësor, koronavirusin dhe nominimet për Gjykatën Supreme.

Rezultati ishte më i ngushtë sa i përket ekonomisë, ku 50 për qind thanë se Bideni ishte më i mirë, ndërsa 48 për qind preferojnë Trumpin, transmeton gazetaexpress.

Në përgjithësi, 63 për qind e pjesëmarrësve në anketë thanë se Bideni pati plan më të mirë për zgjidhjen e problemeve të vendit, ndërsa vetëm 30 për qind thanë se Trumpi pati plan më të mirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0