Kush del nga partia shuhet politikisht ; Deputeti i LDK-së flet për Vjosa Osmanin

HomePolitike

Kush del nga partia shuhet politikisht ; Deputeti i LDK-së flet për Vjosa Osmanin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka thënë se LDK-ja do të dalë faqebardhë nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

“LDK-ja do të bëjë punën e vet si parti serioze. Nuk do të garojmë për të qenë të dytët, do të garojmë për të qenë të parët”.

“Kemi një elektorat që është çdo herë stabil dhe besnik. Brenda LDK-së elektorati i Kosovës gjen edhe përgjegjës për këtë situatë të kohëve të fundit, dhe është krejt në dorën e elektoratit që t’i ndëshkojë ata për të cilët mendon se mbajnë faj për këtë gjendje”.

“Por, që ndëshkim kolektiv besojë se asnjëherë nuk do të ketë. Gjithashtu, brenda LDK-së nuk pranohen sjelljet fëminore. LDK-ja do të dalë faqebardhë dhe synojmë t’i fitojmë këto zgjedhje”.

Demaj në Klan Kosova ka folur edhe për 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, i cili ka thënë se pas vd ekjes së Rugovës ky subjekt politik ka pasë ndryshime.

“Partia politike është dinamike dhe politika kërkon kualitete të reja. LDK-ja ka ndryshuar, ka pasë go ditje dhe rënie pas vd ekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai ka qenë një lider politik me përmasa të mëdha, ai ka ndërtuar një koncept politik”.

“Pas vd ekjes së tij LDK-ja pati fraksion, në LDK dhe në LDD, kjo ishte një go ditje për atë kohë. Ndërkohë, vite më vonë LDD iu bashkua LDK-së, nuk i krijua një fuqi e LDK-së siç ishte më herët kur ishte gjallë presidenti Rugova”.

Demaj ka deklaruar se Vjosa Osmani do të duhej të qëndronte brenda LDK-së.

“Fraksionet ekzistojnë brenda partive politike. Unë mendoj se Vjosa Osmani do të ishte më mirë të qëndronte brenda LDK-së. Sepse praktika e ka treguar ata që ndahen nga LDK-ja, shuhen politikisht”, ka thënë Demaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0