Kurti uron SHBA-të: Urime 4 korrikun, falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona

HomeAktualitet

Kurti uron SHBA-të: Urime 4 korrikun, falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona

Kryetari i LVV-së, Albib Kurti ka uruar SHBA-të me rastin e Ditës së Pavarsisë, shkruan Gazeat Lajmi.

Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi.Mirënjohës e falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve.

Urimi i plotë i Kurtit:
Urime 4 Korrikun!Para 244 vitesh u shpall pavarësia e ShBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u çliruar duke shënuar në histori kalimin nga monarkia e sundimi në republikë dhe demokraci.

Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucion ni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë.
Mirënjohës e falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0