Kurti uron Fitër Bajramin në veçanti për mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë sivjet në shtëpitë e tyre

HomeAktualitet

Kurti uron Fitër Bajramin në veçanti për mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë sivjet në shtëpitë e tyre

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit.

Kurti kësaj radhe i ka kushtuar një fjalim bashkëatdhetarëve, që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.

Fjalimi i plotë i Kurtit:

“Për një muaj në iftar e në syfyr keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje e shpresë për një agjërim të pranueshëm.

Festa e Bajramit është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime.

Kësaj radhe, mëngjesi i festës është më ndryshe.

E pazakonta e pandemisë, u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla por që kontributi i tyre është i madh.

Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që e keni përcjellë është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh.

Në vecanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.

Ata vazhdojnë të na ndihmojnë aq shumë.

Të gjithë ne, të gjithë atyre ju kemi borxh përjetë.

Nëse dikur festonim bashkë, sot po festojmë vetëm nëpër shtëpitë tona me kujdes të shtuar e disiplinë.

Pacit mbarësi e mirësi, harmoni e begati në familjet tuaja.

Urime Festën”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0