Kurti thotë që do rikthehet shumë shpejt në qeverisje

HomeAktualitet

Kurti thotë që do rikthehet shumë shpejt në qeverisje

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar një bashkëbisedim online me gratë aktiviste për ecjen e organizatës ndër vite.Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka uruar aktivistet dhe anëtaret për 15 vjetorin e Lëvizjes, transmeton Klan Kosova.“Mes të arriturave të qeverisjes së mirë, theksoi punën e rëndësishme që kanë bërë gratë që qeverisja të jetë e tillë. Duke iu referuar vullnetit qytetar të shprehur në peticionin që kërkon zgjedhje, ai tha se qeveria e punës dhe e drejtësisë, ajo e barazisë do të rikthehet shumë shpejt”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të VV-së në Facebook:
Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmeti, foli për rritjen e numrit të anëtareve ndër vite dhe për forcimin e strukturave tona me pjesëmarrjen e grave aktiviste në to. Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmendi punën e bërë nga organizata, e sidomos gratë brenda organizatës tonë në adresimin e dhunës mbi baza gjinore, dhe për financimin e strehimoreve për viktima të dhunës që ka bërë qeveria Kurti. Ajo shprehu bindjen se kjo punë e mirë do të vazhdoj përmes një përfshirje edhe më të gjerë të grave në Lëvizje.Kryetari, Albin Kurti, uroi aktivistet dhe anëtaret për 15 vjetorin e Lëvizjes, dhe mes të arriturave të qeverisjes së mirë, theksoi punën e rëndësishme që kanë bërë gratë që qeverisja të jetë e tillë. Duke iu referuar vullnetit qytetar të shprehur në peticionin që kërkon zgjedhje, ai tha se qeveria e punës dhe e drejtësisë, ajo e barazisë do të rikthehet shumë shpejtë.

Gratë aktiviste nga Qendrat e Lëvizjes në Kosovë, nga Qendrat e Mërgatës dhe Qendra jonë në Shqipëri shtruan shumë ide se si duhet të ecet përpara me organizimin e grave shqiptare kudo që janë, ato e rikonfirmuan gatishmërinë për angazhim edhe më të përkushtuar e dinamik në të ardhmen.Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkë me Sekretariatin e Gruas Aktiviste, do ta rris angazhimin për të sfiduar çdo imponim e rëndesë mbi gratë. Kundër pabarazisë dhe diskriminimit dhe për sa më shumë solidaritet e barazi, e sidomos gjinore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0