Kurti: Pyetjes se “Çfarë po bëni për të tjerët?” iu kemi përgjigjur masivisht muajve të fundit

HomePolitike

Kurti: Pyetjes se “Çfarë po bëni për të tjerët?” iu kemi përgjigjur masivisht muajve të fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka vizituar vullnetarët në Qendrën e Thirrjeve për COVID-19, Qendrën Studentore dhe në Linjën e Ndihmës Psikologjike për Covid-19.

Kurti ka kujtuar pyetjen e Martin Luther King “Pyetja më insistuese dhe urgjente e jetës është: çfarë po bëni për të tjerët?”.

Ai tha se muajt e fundit në Kosovë është dëshmuar një përgjigje masive e kësaj pyetje.

Postimi i plotë:

“Martin Luther King, Jr., në vitin 1957, kishte thënë se: “Pyetja më insistuese dhe urgjente e jetës është: çfarë po bëni për të tjerët?” Muajt e fundit në Kosovë kemi dëshmuar një përgjigje masive vullnetare ndaj kësaj pyetje. Njeriu është njeri i vullnetit dhe vullnetarët janë më njerëzorët. Tashmë ndodhemi në prag të fitores mbi pandeminë COVID-19 dhe kjo do të ishte e pamundur pa mjekët, infermierët, psikologët dhe studentët vullnetarë, 95 prej të cilëve i takova sot.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0