Kurti: Prokuroria e Shtetit të intervistojë si dëshmitar presidentin Thaçi

HomePolitike

Kurti: Prokuroria e Shtetit të intervistojë si dëshmitar presidentin Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që presidenti, Hashim Thaçi të intervistohet si dëshmitar nga Prokuroria e Shtetit, pas deklaratave të këtij të fundit se ka informacione se kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” ndaj Kurtit, e ka shkruar vet ai.

Ndërkaq tha se do të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa ai është interpretim kushtetues, siç është vet mision i saj.
Shefi i ekzekutivit pasi bëri homazhe në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, tha se ndaj tyre më shumë ka opozitarizëm nga presidenti, se nga vet partitë opozitare.

Kurti: Presidenti të intervistohet nga prokuroria e shtetit si dëshmitar
Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet të i ndihmoj institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”, tha ai.
Kurti sërish e cilësoi si të frustruar Thaçin, derisa theksoi se ai është në panik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0